Busquets zbulon favoritin ‘numër 1’ në “Botërorin 2018”

Sergio Busquets nuk ka dyshime për favoritin kryesor në "Botërorin 2018".

Sport

02/06/2018 09:41

Sergio Busquets ka thënë se Brazili është favoriti kryesor për titull në Kampionatin botëror 2018.

Por, ai beson se Spanja së bashku me disa ekipe tjera mund të konkurrojnë po ashtu për trofeun e kampionit.

“Favoriti numër 1 është Brazili. Ka një grup të shkëlqyeshëm të futbollistëve”, deklaroi Busquets, përcjell “lajmi.net”.

“Pastaj vijnë Gjermania, Spanja, Argjentina e Franca. Brazili ka futbollistë të mirë por edhe këto skuadra tjera janë të forta, dhe nëse fitojnë nuk do të jetë befasi”, u shpreh ai. /Lajmi.net/