Busquets: Xavi, më i miri në histori të Spanjës

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets nuk beson se në Spanjë ka pasur ndonjëherë lojtar më të mirë se Xavi Hernandez.

Sport

28/03/2015 16:27

Busquets e ka lavdëruar Xavin, për të cilin ka thënë se pa asnjë pikë dyshimi, është lojtari më i mirë në histori të Spanjës.

“Nëse e flas të vërtetën, atëherë dua të them se unë ndihem disi i huaj kur jam në formacion të njëjtë me Xavin”, tha Busquets për Pelayo.

“Ne çdo herë kemi pasur marrëdhënie të mira dhe ai është çdo herë shembull për të gjithë”.

“Në librin tim, ai është lojtari më i mirë në historinë e Spanjës”, përfundoi Busquets.