Busquets vazhdon me Barcelonën, caktohet klauzola e re

Sergio Busquets do ta konfirmojë të ardhmen e tij te Barcelona.

Sport

05/09/2018 12:24

Aventura e Sergio Busquets te Barcelona është e destinuar të vazhdojë gjatë.

Mesfushori spanjoll i cili ka një kontratë deri në vitin 2021 ka arritur akordin për rinovimin e saj për dy sezone më shumë.

Kjo lëvizje vjen pas kërkesës së mesfushorit për rishikim të pagës dhe disa premtimeve ndaj tij nga drejtuesit që duket se do t’i mbajnë me zyrtarizimin e rinovimit.

Mësohet se firma në kontratën e re do të hidhet menjëherë pas rikthimit të Busquets nga grumbullimi me Spanjën dhe klauzola e tij do të rritet në 500 milionë euro.