Busquets tregon se çfarë do i ndodhte Real Madridit po të ishte edhe Messi

Sergio Busquets është ndier shumë i lumtur pas fitores së thellë ndaj Real Madridit.

Sport

28/10/2018 21:06

Sergio Busquets ka thënë pas ndeshjes se ata kanë luajtur një ndeshje perfekte, por që u ka munguar Leo Messi.

“Jam shumë i lumtur me fitoren dhe për skuadrën”, ka thënë mesfushori spanjoll pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Messi? Natyrisht se po të ishte Leo, gjërat do të ishin edhe më perfekte, por që ne treguam sot një lojë tejet të bukur dhe arritëm që t’i shfrytëzonim shanset tona”.

“Kur ne e kemi Messin dhe nuk mund të shënojmë, atëherë ne duhet të pasojmë tek ai që ta zgjidhim atë problem, por që sonte të gjithë ishim në formën tonë të lartë” ka thënë më tej Busquets. /Lajmi.net/