Busquets tregon favoritin numër një në Kupën e Botës

Sergio Busquets beson se Brazili është favoriti numër një në Kupën e Botës.

Sport

01/06/2018 19:53

Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillimin e Kupës së Botës që organizohet në Rusi.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busqutes, ka etiketuar Brazilin si kombëtaren favorite për të triumfuar.

“Favoriti numër një është Brazili, pastaj janë edhe disa skuadra tjera që mund të hynë në këtë rreth, si Gjermania, Spanja, Argjentina dhe Franca”, ka deklaruar Busquets.

“Këto kombëtare kanë lojtarë të mirë, janë skuadra të mira, dhe nëse triumfojnë nuk do të ishte befasi”./Lajmi.net/