Busquets trashëgon fanellën e Puyolit
Carles Puyol është pensionuar si futbollist. Por, fanella e tij me numrin 5 do të vazhdojë të jetë aktive në Barcelonë. Ajo do t’i takojë Sergio Busquetsit.
Sport
Sezoni 2014-15 do të jetë i veçantë për Barcelonën edhe për faktin se nuk do të ketë më kapitenin historik Carles Puyol.
Qendërmbrojtësi i ka dhënë fund karrierës si futbollist por fanella e tij me numrin 5 do të vazhdojë të jetë në fushë.
Sipas uebfaqes zyrtare të Barcelonës, Sergio Busquets do ta trashëgojë fanellën e Puyolit duke e braktisur numrin 16 të cilin e ka bartur deri më tani në uniformën e gjigantit katalan.
“Është një nder i madh për mua sepse fanella me numrin 5 ka rëndësi të madhe dhe Carles ka menduar se unë e meritoj që ta trashëgoj atë”, deklaroi Busquets.
Puyol është ende pjesë e Barcelonës pasi ndihmon drejtorin sportiv Andoni Zubizaretta.