Busquets: Ronaldo nuk e fyen Messin

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets nuk beson se Cristiano Ronaldo e fyen Lionel Messin, në zhveshtoren e Real Madridit.

Sport

13/11/2014 09:46

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets nuk i beson spekulimeve se Cristiano Ronaldo i drejtohet Lionel Messit me term ofendues në zhveshtoren e Real Madridit.

Ylli portugez akuzohej se përdor nofka ofenduese për sulmuesin e Barcelonës.

Mirëpo, Ronaldo ka mohuar akuzat duke insistuar se ka respekt maksimal për argjentinasin. Dhe, në mbrojtje atij i ka dalë edhe një anëtar i gjigantit katalan, Busquets.

“Mendimet e mija për akuzat ndaj Ronaldos se e fyen Messin? Nuk besoj se Ronaldo flet keq për Messin në zhveshtoren e Real Madridit”, deklaroi Busquets për “Cope”.

“Ne sigurisht se nuk flasim keq për të te Barcelona. Ne kemi respekt për të dhe nuk i kemi vënë asnjë formë të nofkës në zhveshtore”, u shpreh ai.