Busquets reagon pas deklaratës shokuese të Andre Gomes

.

Sport

13/03/2018 19:17

Sergio Busquets ka folur pas deklaratave për Andre Gomes.

Ky i fundit ka deklaruar që futbolli iu është shndërruar në “ferr”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne dimë diçka, por jo në këtë pikë, sepse është një çështje shumë personale. Ne kemi tentuar që ta ndihmojmë atë aq sa ka qenë e mundur, si një hobi ne duhet të bëjmë një hap përpara dhe të jemi më pozitivë”, deklaroi Sergio.

“Sipas meje Andre është gati të luajë. Unë e shoh atë në stërvitje, duke punuar maksimalisht, pastaj ndodh ajo që nuk është e mirë për askënd dhe merr problemin me vete në shtëpi. Të gjithëve na ndodh. Kjo nuk i ka ndodhur vetëm atij, por të gjithëve”, shtoi ai. /Lajmi.net/