Busquets: Na mungoi fati

Për dallim nga Pique i cili tha se mungesa e Messit ishte vendimtare në humbjen e Barçës, Sergio Busquets e ka një arsye tjetër.

Sport

04/10/2015 08:41

Sipas Busquets, Barcelonës i mungoi fati ndaj Sevillas, pasi ata krijuan shumë raste, mirëpo nuk ia dolën t’i konkretizonin

“Ishim të pafat, por ne krijuam raste”, tha ai.

“Jam i sigurtë se ka gjëra të cilat mund të përmirësohen. Por realiteti është se ne i lëshuam edhe tre pikë të tjera”.

“Po na mungon fati kur po vijë puna te shënimi i golave. Ne lojtarët duhet të e japim më të mirën dhe të provojmë t’a kthejmë situatën për së mbari”, theksoi mesfushori.