Busquets: Messi e meriton ‘Topin e Artë’

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka deklaruar se Lionel Messi e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’.

Sport

30/11/2015 16:13

Busquets ka deklaruar se Messi është i pakrahasueshëm dhe e meriton çdo çmim individual.

“Ai është më i miri në botë. Ai është ylli jonë. Messi meriton çdo çmim individual. Më besoni, Messi është i pakrahasueshëm. Messi dhuron spektakël, kënaqësi që ndaj zhveshtoren e fushën me të”, është shprehure Busquets, transmeton Marca.

FIFA e publikoi sot listën e ngushtë të kandidatëve për ‘Topin e Artë’,  ndërsa  tre finalistët e përzgjedhur ishin Messi, Ronaldo dhe Neymar.