Busquets me super klauzolë në kontratën e re te Barcelona

Sergio Busquets do ta konfirmojë të ardhmen e tij te Barcelona deri në vitin 2023.

Sport

22/09/2018 08:48

Sergio Busquets është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën.

“Mundo Deportivo” shkruan se janë caktuar për javën e ardhshme takimet e fundit për të finalizuar marrëveshjen e tij të re në Camp Nou.

Busquets do ta konfirmojë të ardhmen e tij te Barcelona deri në vitin 2023, përcjell “lajmi.net”.

Në kontratën e re do të përfshihet një klauzolë me vlerë prej rreth 400 milionë euro, njësoj sikurse tek Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele. /Lajmi.net/