Busquets, kjo dhemb

Sergio Busquets vështirë se do të jetë në gjendje të kujtojë humbjen e Spanjës në miqësore nga Franca. Mesfushori i Barcelonës u nokautua me top në fytyrë pas një goditje të fuqishme nga Antoine Griezmann.

Sport

05/09/2014 10:48

Nëse Sergio Busquets mban mend diçka nga humbja e Spanjës nga Franca me rezultat 1:0, ne do të befasohemi. Ylli i Barcelonës u zëvendësua pas pjesës së parë në miqësoren e mbrëmshme pasi u qëllua në fytyrë me top pas një goditje nga Antoine Griezmann.

Me gjithat respektin ndaj Busquetsit, ishte një bllok i mirë brenda zonës së tij por në fund i kotë për faktin se Spanja humbi me rezultat 1:0 falë golit të shënuar nga Loic Remy në minutën e 73-të.

Kurse, Busquets mund të jetë zgjuar sot në mëngjes me dhembje koke.