Busquets ka një lajm fantastik për Messin

Lionel Messi është i lumtur te ekipi i Barcelonës, sipas Sergio Busquets.

Sport

14/03/2018 09:11

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka theksuar se Lionel Messi është i lumtur te klubi katalan.

Ai është i bindur se ylli argjentinas nuk ka dëshirë të ndahet me Barcelonën.

“Nuk është e lehtë të gjeni një ekip ku mund të fitoni çmime personale dhe në nivelin e klubit si këtu”, u shpreh Busquets për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Ai këtu ndihet si në shtëpinë e tij”, theksoi ai.
/Lajmi.net/