Busquets: Ishim të lodhur

Mesfushori i Barcelonës, Sergi Busquets ka thënë se skuadra e tij ishte e lodhur nga takimi me PSG-n në Ligën e Kampionëve, dhe për këtë arsye barazoi ndaj Getafes.

Sport

14/12/2014 11:42

Busquets ka fajësuar lodhjen që skuadra e tij e pësoi kundër PSG-s, e cila ka ndikuar në barazimin kundër Getafes.

“Ne kemi provuar mënyra të ndryshme për të krijuar rrezik, ne kemi dhënë gjithçka që kemi mundur. Sidoqoftë, po kthehemi në shtëpi të dëshpëruar”.

“Unë mendoj se ne ishim ende të lodhur nga ndeshja e së mërkurës, të cilën e zhvilluam ndaj PSG-s”, tha Busquets për faqen zyrtare të klubit.

Barazimi i Barcelonës ndaj Getafes, e ka lënë skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique plotë katër pikë prapa liderit, Real Madridi.