Busquets: Goli do t’i ndihmojë shumë Dembeles

Barcelona dhe Atletico Madrid kanë ndarë mbrëmë pikët në barazimin 1:1 në Madrid.

Sport

25/11/2018 08:53

Ishte Ousmane Dembele që në këtë takim realizoi gol në minutën e 90’ pasi erdhi nga banka e rezervistëve.

Me këtë gol ai ka heshtur kritikët, të cilët e kishin francezin cak kryesorë gjatë javëve të fundit.

Pas kësaj ndeshje disa fjalë rreth tij ka folur edhe mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets.

“Ky gol do t’i ndihmojë shumë atij. Ai duhet të adoptohet si në jetën private ashtu edhe në atë të futbollit” ka thënë Busquets pas ndeshjes, shkruan “Marca”,  transmeton lajmi.net.

“Të gjithë duhet ta ndihmojmë atë sepse ai është shumë I ri dhe ne e dimë se ai mund të na ndihmojë shumë” ishin fjalët e mesfushorit.

Ky ishte goli i pestë vendimtar i Dembeles në rezultatet e Barcelonës gjatë këtij edicioni. Shpresojmë që ky gol do ta “ringjallë” lojtarin. /Lajmi.net/