Busquets: Dua ta përfundoj karrierën në këtë klub

Sergio Busquets ka treguar ku dëshiron të përfundojë karrierën e tij futbollistike.

Sport

27/11/2018 18:10

Mesfushori spanjoll planifikon të përfundojë karrierën te Barcelona.

31 vjeçari që ka fituar Kupën e Botës me Spanjën, ka regjistruar 500 paraqitje me gjigantin katalan.

“Unë kurrë nuk e kam parë veten diku tjetër”, ka deklaruar Busquets, përcjell ‘lajmi.net’.

“Gjithmonë kam thënë se askund nuk do ta kem më mirë se këtu. Unë dhe ky klub jemi bërë për njëri-tjetrin”.

“Ndihem mirë në shtëpi, në klubin më të mirë në botë, me lojtarë që luftojnë për tituj çdo vit, dhe fitojnë trofe të rëndësishëm”./Lajmi.net/