Bushi: Vetëm për fitore ndaj Sllovakisë

Trajneri i ekipit Kombëtar U-21, Alban Bushi, doli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sllovakinë U-21, ditën e nesërme.

Sport

22/03/2018 22:35

Bushi theksoi se ndaj Sllovakisë nuk i lejohet asnjë rezultat tjetër, veç fitores.

“Ndaj Sllovakisë nuk na lejohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores, pasi në të kundërt nuk kualifikohemi. Nëse luajmë me vëmendje të plotë nga minuta e parë te e fundit, atëherë ne e fitojmë këtë takim. Mund të them se është një takim i barabartë, me dy Kombëtaret që kanë shanse të barabarta për të fituar.

Manaj është një futbollist mjaft i mirë, dhe pres akomë më tepër nga ana e tij, por kjo gjë pa e futur në presion. Kemi 6 pikë, por duhet të kishim 15 pikë. Jemi rrezikuar shumë pak nga kundërshtarët dhe meritonim më tepër. Nëse fitojmë nesër, shkojmë 9 pikë dhe do kjo do të na ndihmonte shumë për vazhdimësinë dhe shanset për kualifikimin. Shpresoj se tifozët do të jenë prezentë, sepse do t’i shpërblejmë”, – deklaroi Bushi.