Bushati: Të gjitha veprimet e Rusisë çojnë në një drejtim

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se samiti i nesërm në Sofje, mbahet në mes të përpjekjeve të Rusisë për të forcuar ndikimin e saj në rajon, transmeton.

Lajme

16/05/2018 15:25

“Rusia është kundër zgjerimit të NATO-s në rajon dhe është duke u përpjekur për të shtypur reformat pro-europiane”, tha Bushati për portalin e Brukselit, EUobserver.

Bushati tha se Moska nuk do të humbasë një mundësi, kur është fjala për shfrytëzimin e problemeve rajonale dhe se Perëndimi duhet të i kushtoj vëmendje ndërhyrjes ruse në vendet që janë liderë në procesin e anëtarësimit në BE – Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, sepse Moska është e gatshme për të nxitur tensionet nacionaliste që do të ngadalësonte progresin.

“Nacionalizmi inkurajojnë palët e treta (Rusia), interesi i së cilës do të mund të jetë në plan të parë jostabiliteti sesa stabilitetit. Ky është një parim i rrezikshëm nga i cili duan të përfitojnë”, tha ministri shqiptar.

Kur është fjala për Serbinë, Bushati theksoi se kompania ruse Gazprom shtrihet atje për shkak të interesave gjeopolitike, ndërsa Mali i Zi, i cili ka qenë një shesh lojërash për oligarkisë rus, edhe pse në ndërkohë është bërët anëtar i NATO-s, ende mbetet i ndjeshëm ndaj ndërhyrjes politike të Rusisë.

“Edhe në Shqipëri, gjithashtu një anëtare e NATO-s, ku ne menduam se ishin të imunizuar ndaj ndërhyrjes ruse … nisi një hetim ndaj pretendimeve se kundërshtarët tanë politik kanë marrë mbështetje financiare nga Rusia në kundërshtim me ligjin tonë,” shtoi ai./zeri