Bushati: Pengesat në zbatimin e Ligjit për gjuhën shqipe, nuk i shërbejnë stabilitetit demokratik

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane në Maqedoni, Bujar Osmani.

Lajme

18/01/2018 14:06

Në këtë takim sipas Bushatit është diskutuar për reformat që po bënë Maqedonia.

Bushati ka thënë se çfarë do pengese për zbatimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, nuk i shërben stabilitetit demokratik

“Me Zv. Kryeministrin për Çështjet Evropiane në Maqedoni, Bujar Osmani, diskutuam për reformat e rëndësishme që e evropianizojnë më tej Maqedoninë. Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është një avancim në përputhje me kërkesat e faktorit politik shqiptar atje, e mbështetur nga ne dhe partnerët ndërkombëtarë, që dëshirojmë demokratizimin e mëtejshëm të Maqedonisë. Çdo pengesë për zbatimin e kësaj reforme madhore, duke evokuar praktika të së shkuarës së hidhur, nuk i shërben aspak nevojës për mirëkuptim ndër-etnik dhe stabilitet demokratik”, ka shkruar Bushati.

Ai ka shtuar se Shqipëria dhe Maqedonia presin që 2018 të jetë një vit përcaktues për rrugën e mëtejshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian./Lajmi.net/