Bushati e quan lajm të mirë vendimin e Kosovës për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka vlerësuar lajm të mirë vendimin për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, nga Kuvendi i Kosovës.

Lajme

30/03/2017 16:34

Ai  ka thënë se kjo është një dëshmi tjetër për përkushtimin e Shqipërisë për  dhe orientim të qartë euro-atlantik të rajonit

“Lajm i mirë nga Kosova ku Kuvendi sapo ratifikoi marrëveshjet e nënshkruara në Pragë dhe në Paris, për krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor”.

“ Të dyja këto nisma rajonale të rëndësishme do kenë selinë e tyre në #Tiranë. Një dëshmi tjetër e rolit të posaçëm të Shqipërisë dhe përkushtimit tonë për më shumë siguri, mirëqënie dhe orientim të qartë euro-atlantik të rajonit”, ka shkruar Bushati në facebook./ Lajmi.net/