Bursa e energjisë, Shqipëria e Kosova synojnë blerjen me çmim të lirë – Lajmi.net
Bursa e energjisë, Shqipëria e Kosova synojnë blerjen me çmim të lirë
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmeRajoni 19:30, 7 October 2017
Energjia elektrike
Energjia elektrike
Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Kompania e Transmetimit të Kosovës do të jenë aksionerët e bursës shqiptare të energjisë.

Kuadri ligjor po shkon drejt mbylljes, ndërkohë që synimi është sigurimi i energjisë me çmime më të lira dhe një treg sa më transparent.

“Është mekanizmi më i lartë dhe më transparent, që siguron çmim transparent dhe për rrjedhojë ulje të çmimit të blerjes së energjisë me shumicë. Atë energji që ne e blejmë në bursa të huaja”, deklaron Entela Çipa, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Shqipëria është para vendeve fqinje në hapat për krijimin e bursës dhe kështu krijohet mundësia që në të të marrin pjesë edhe kompanitë e Malit të Zi dhe Maqedonisë.

“Mund të përfshihen edhe fqinjët e tjerë, si Mali i Zi dhe Maqedonia. Ne po ndërtojmë linjën 400 kë me Maqedoninë dhe sa më likuiditet të ketë një bursë, sa më shumë të ardhura dhe flukse energjie, aq më i leverdisshëm do të jetë çmimi”, thotë Çipa.

Aktualisht Shqipëria e blen energjinë në bursa të huaja, ku OSHEE dhe KESH hapin tendera për kompanitë tregtare. Futja në operim e bursës shqiptare ka si afat vitin 2018.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play Stealth Sniper