Burri vret gruan dhe dashnorin pasi i kapi duke bërë seks (Foto +18)

Një burrë është nën akuzë pasi vrau gruan e tij dhe dashnorin, të cilët i kapi duke bërë seks.

Lifestyle

10/08/2017 14:51

Kolumbiani Juan Carlos Garcia, 42 vjeç, pranoi se ka vrarë të shoqen, Sandra Castellanos, 39 vjeç dhe të dashurin Noe Gomez, 35 vjeç në shtëpinë e tij në Atlantico.

Roja e sigurisë dyshonte se e shoqja kishte një aferë, ndërsa ai punonte në turnin e natës.

Tre fëmijët e çiftit po flinin në shtëpi kur ai e kreu krimin,

Roja e sigurisë kishte marrë informacion nga komshinjtë se e shoqja po e tradhtonte.

Kështu që ai pretendoi se po shkonte në punë, që ta kapte gruan mat.

Pak më vonë erdhi në shtëpi dhe i gjeti duke bërë seks.

Edhe pse përfundoi në prangat e policisë, ai nuk shprehu keqardhje për krimin.

“Ajo më tradhtoi dhe më shkeli nderin. Ajo që bëra ishte të hiqja nga kjo botë gruan që më shkatërroi jetën”. /Lajmi.net/