Burri vdes, por gruaja e ka atë gjithmonë me vete (Foto)

Vdekjen nuk e ndalojmë, madje as kur na merr personat që duam më shumë. Ajo çfarë duhet të bëjmë është thjesht të mos shkëputemi kurrë nga këta persona shpirtërisht.

Fun

08/04/2016 20:13

Një 25-vjeçare, e cila e humbi të shoqin nga sëmundja e kancerit, ka gjetur një mënyrë për ta mbajtur gjithmonë me vete. Ajo ka kthyer në një unazë hirin e trupit të tij.

Ajo shpërthen në lot sa herë sheh unazën, guri blu i të cilës është i bërë nga hiri i të shoqit që vdiq kur ishte 33 vjeç, transmeton tetovasot.

Gina thotë se këtë unazë do t’ia japë edhe të bijës, që ajo ta ketë trashëgim unazën që  përmban “trupin” e të atit.

“Pasi ai ndërroi jetë, unë pashë një reklamë të një kompanie bizhuterish, të cilët bëjnë të tilla shndërrime. Mendoj se ngjyra blu përfaqëson atë që ne ishim dikur.  Unazën do t’ia jap time bije në ditën e saj të dasmës. Ai nuk do të mund të jetë prezent në ditën e saj më të bukur, por do të jetë me të gjithë jetën në këtë mënyrë”, tha gruaja.

00 0