Burri që injektoi spermën në trup për t’i trajtuar dhimbjet

Një burrë ka befasuar mjekët duke injektuar vetën me spermën e tij, në një orvatje për të provuar kurimin e dhimbjeve të shpinës.

Fun

16/01/2019 16:47

Personi 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka injektuar vetën e tij me lëngun ejakulues për një vit e gjysmë para se të zbulonin mjekët, transmeton lajmi.net.

Kur vizitoi mjekun ndërsa ishte në dhimbje të forta në fund shpinë, stafi mjekësor vërejtën skuqje lëkure dhe ënjtje në parakrahun e tij.

Krahu i tij i djathtë u infektua me celulit si pasojë e zakonit të çuditshëm, të cilin raporti i mjekut e përshkroi si “të rrezikshëm”.

“Ai kishte hartuar këtë “formë shëruese” të pavarur nga çdo këshillë mjekësore,” shkruante Dr Lisa Dunne në një raport të rastit në Gazetën Mjekësore Irlandeze.

Ai zbuloi se kishte injektuar “dozë “mujore të spermës për 18 muaj rresht” duke përdorur një gjilpërë hipodermike të blerë në internet.

Shembujt e vetëm të mëparshëm të injeksioneve të spermës të vërejtura në revista mjekësore – të cilat mund të kenë frymëzuar pacientin – ishin eksperimentet e bëra me injektimin e lëngut ejakulues njerëzor në minj dhe lepuj. /Lajmi.net/