Burri i përgjërohet gruas ta fusë në veturë, duke iu ulur në pjesën e përparme teksa ajo vozit (Video)

Nuk dihet saktësisht vendi ku ka ndodhur, me rëndësi është të dihet se burrat iu përgjërohen grave të tyre, sepse ato gjithmonë kanë të drejtë.

Fun

25/05/2016 12:05

Kjo mund të shihet në këtë video të bërë nga një femër tjetër nga vetura afër tyre, e cila e pyet se nëse ajo është gruaja e tij dhe burri mbi veturë i thotë “Po, ajo është e zemëruar me mua tani”, transmeton lajmi.net.

E çuditshme, por burri duket i shtrirë në pjesën e përparme të veturës së tyre, ndërsa gruaja vozit pa merak, ai dëgjohet duke i thënë “Të lutem hape derën”, por me buzën në gaz.

Burri me këmishë dhe kravatë, duket se nuk e ka fare problem këtë, me rëndësi është të trajtohet mirë gruaja, e në shumicën e rasteve gratë këtë e duan./lajmi.net