Burri nga Vushtrria e rrahë bashkëshorten, ia merr vajzën dhe ikën nga shtëpia

Denoncimet e grave se po sulmohen nga bashkëshortët po bëhen çdo ditë e më të shpeshta.

Lajme

30/06/2018 12:22

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në Vushtrri një grua ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj kishte ardhur deri te dhuna fizike.

Më pastaj e kishte dërguar me dhune tek familjaret e viktimës dhe i kishte marrë dokumentacionet identifikuese, ku viktima dyshon se bashkëshorti i ka marrë vajzën katër vjeçare dhe është larguar.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore, më urdhër te prokurorit rasti mbetet nen hetime.

Rasti është hapur për ‘dhunë në familje’. /Lajmi.net/