Burri në meso-moshë martohet me vajzën 12- vjeçare (VIDEO)

Një video shokuese e një fëmije që si duket u martua me një burrë i cili mund të ishte gjyshi i saj, ka tronditur shikuesit në internet të cilët thonë se martesat e mitura duhet të dënohen globalisht.

Fun

17/02/2016 10:58

Vajza 12-vjeçare shihet në video me një fustan të vogël të bardhë dhe me fytyrë të lyer me makiazh, duke pozuar për foto me burrin- i cili është të paktën 4 dekada më i madh se ajo, buzë ujit në Beirut, Lebanon.

Mund të dëgjohen njerëzit që kalojnë rrugës duke e e pyetur se kush është fëmija dhe ai ballëlartë njofton se është nusja e tij dhe se prindërit e saj i dhanë miratimin.

child-bride-644675

Disa reagojnë me zemërim dhe disa të tjerë e urojnë në këtë video e cila u pa afërsisht 2 milionë herë në YouTube.

Një grua, e cila tregon se ka një vajzë të së njejtës moshë, thotë: “Isha duke vrapuar por këmbët e mia ngrinë kur e pashe.”

Dhe kur një turmë njerëzish mblidhet rreth çiftit, një tjetër bërtet: “Prindërit e saj janë kriminelë.”

child-467044

Fatmirësisht për vajzën, skena nuk është reale dhe është rregulluar nga një bamirësi kundër dhunës së bazuar në gjini që quhet KAFA, Lebanon, si pjesë e një kampanje për të ndalur martesat e mitura në vend, të përkrahur nga Kombet e Bashkuara.

Kampanja, që nisi në fundjavën e Shën Valentinit, ka për qëllim të vë në dritë se si, edhe pse këta të dy ishin vetëm aktorë, kjo skenë është realitet për shumë njerëz.

child-467046

Një në tre vajza të cilat jetojnë në shtete me të ardhura të ulëta ose të mesme martohen para moshës 18- vjeçare, edhe gati një e treta para moshës 15 vjeçare, tregon UNEPA, transmeton lajmi.net.

KAFA, që do të thotë “mjaft” në arabishte- ka filluar hashtag-un #IDONT, në një përpjekje për të ngritur vëmendje në praktikën e llahtarshme.

Çdo vit, afërsisht 15 milionë vajza, disa 8-vjeçare apo 9, detyrohen të martohen nëpër të gjithë botën, shumica për burra të cilën janë disa dekada më të mëdhenj – si burri në video.

Vajzat që martohen para moshës 18- vjeçare statistikisht janë më të rrezikuara të jenë viktimë e dhunës shtëpiake se sa ata që martohen si të rritura, dhe gjithashtu ka mundësi që mos ta ndjekin shkollën.

Organizata e Shëndetit të Botës (WHO) zbuloi se shtatzënia është shkaku i dytë i vdekjes mes vajzave adoleshente mes moshës 15 dhe 19 vjeçare nëpër botë, me nëntë nga dhjetë prej këtyre vdekjeve që ndodhin brenda martesës./lajmi.net