Burri i modeles bën vetëvrasje pasi ajo ka festuar me Leo DiCaprio në Kanë

Burri i modeles Katie Cleary ka mbytur veten vetëm disa javë pasi gruaja e tij është fotografuar shumë e afërt me Leonardo DiCaprio dhe me shokun e tij Adrian Grenier.

ShowBiz

25/06/2014 12:29

Biznesmeni  40 vjeçar Andrew Stern, burri i modeles pjesëmarrëse në ‘America’s Next Top Model’ ka vrarë veten.

Bashkëshorti i Katie Cleray raportohet të ketë bërë vetëvrasje pasi Katie ishte fotografuar muajin e kaluar me Leo DiCaprio dhe dyshja dukej të ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Burimet në forcat ligjore kanë treguar për TMZ se Andrew Stern ka qëlluar veten në kokë të dielën derisa ishte në pista të gjuajtjes në San Fernando.

Në bazë të intervistave të marra thuhet se Andrew ishte duke vuajtur nga një stres i madh për shkak të problemeve martesore por edhe financiare.

Katie ka treguar se ata të dytë ishin në proces të shkurorëzimit ndërsa vetëvrasja e burrit të saj nuk kishte të bënte aspak me fotot e saj me DiCapiron, por sigurisht, TMZ nuk e beson këtë.