Burri dhe gruaja me medalje në Sochi

Një burrë dhe gruaja e tij fituan medalje në Lojërat Olimpike Dimërore në Sochi, pothuajse përnjëherë derisa rusja Alena Zavarzina mori të bronztën në sllallomin e madh në paralele në snowboard, 10 minuta para se burri i saj Vic Wild të rrëmbente të artën në garën e meshkujve. Wild, i lindur në Shtetet e Bashkuara…

Sport

19/02/2014 20:46

Një burrë dhe gruaja e tij fituan medalje në Lojërat Olimpike Dimërore në Sochi, pothuajse përnjëherë derisa rusja Alena Zavarzina mori të bronztën në sllallomin e madh në paralele në snowboard, 10 minuta para se burri i saj Vic Wild të rrëmbente të artën në garën e meshkujve.

Wild, i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aplikoi për shtetësi të Rusisë pasi u martua me Zavarzinan më 2011.

Ai e fitoi të bronztën për Rusinë në Kampionatin botëror 2013. “Jam shumë e lumtur që Vic e mori të artën”, deklaroi Zavarzina për burrin e saj.

“Për këtë ka punuar. Ai është larg nga vendlindja e tij, por bëri punë të mrekullueshme. Ai u desh të shkëmbente shtetet, të shkëmbente shtetësinë, të pranojë diqka që disa njerëz nuk do ta pranonin kurrë. Ai është ballafaquar me mentalitetin rus, me gjëra që nuk është mësuar, ka punuar me njerëz që nuk e kanë kuptuar për shumicën e kohës”.