Burrat me mbipeshë, më të rrezikuar se gratë

Të qenët mbipeshë ose i trashë, burrat i rrezikon më shumë nga vdekja e parakohshme sesa gratë.

Lifestyle

14/07/2016 15:35

Shkencëtarët, që kanë marrë pjesë në një studim të madh të obezitetit dhe vdekjes, thonë se trashja është shkaktari i dytë i vdekjeve në Evropë dhe Amerikën e Veriut, pas duhanit, transmeton rel.

Sipas tyre, arsyet e këtij trendi janë të paqarta, por më herët është thënë se burrat e trashë rrezikohen më shumë nga diabeti dhe niveli i lartë i yndyrës së rrezikshme në mëlçi.

Studimi i fundit është publikuar në revistën mjekësore britanike Lancet.