Burim Ramadani nuk është larguar nga AAK

Burim Ramadani nuk është larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajme

25/01/2015 17:01

Këtë gjë e konfirmon këshilltari i të parit të AAK-së, Avni Arifi i cili tha për lajmi.net, mos dalja në media, nuk do të thotë edhe largim nga partia. 

“Jo, nuk është e vërtetë që Burim Ramadani është larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.

“Ne kemi vendosur që të shkojmë në zgjedhje dhe vet fakti që kemi vendosur të shkojmë në zgjedhje, në një mënyrë pushojnë mandatet sepse të gjithë do të jemi në zgjedhje. Jo vetëm Burim Ramadani por edhe disa prej nesh jemi më të tërhequr nga mediat sepse e kemi procesin zgjedhor. Por, kjo nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me ndonjë ide për tërheqje nga partia, dorëheqje ose diçka”.

Ndërkaq, Arifi thotë se Ramadani është duke marrë pjesë aktivisht edhe në reformat e brendshme të AAK-së.

“Po është pjesë e saj. mund të them se për herë të fundit, me Burim Ramadanin jam pa dje në AAK”, tha Avni Arifi për lajmi.net.

Ndërkaq, lajmi.net, ka provuar disa herë të kontaktojë me Burim Ramadanin, por ai nuk ka qenë i qasshëm përmes telefonit.

Në anën tjetër, disa media sot gjatë ditës kanë raportuar se Ramadani është larguar nga AAK. (lajmi.net)