Burgu më i tmerrshëm në botë

Burgjet ruse janë shumë të vështira, por ka një që është edhe më i tmerrshëm se pjesa tjetër dhe ndoshta më famëkeqi në botë.

Fun

20/05/2018 14:40

I quajtur “Black Dolphin”, ky burg i sigurisë së lartë në kufirin me Kazakistanin, strehon kriminelët më brutalë të vendit, duke përfshirë vrasësit serialë, kanibalët dhe terroristët.

“E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ky ferr, është duke vdekur”, shprehet njëri prej togerëve të burgut famëkeq.

Emrin ‘Delfini i Zi’ e ka marrë nga një delfin i zi prej druri, i ndërtuar nga të burgosurit, në hyrje të godinës.