Burgu i Mirë

Zyrtarët e lartë qeveritarë, pjesëmarrës në inaugurimin e Burgut të Sigurisë së Lartë, i cili ka kushtuar rreth 15 milionë euro, e cilësua atë si një nga burgjet me cilësinë dhe sigurinë më të lartë në rajon dhe më gjerë.

Lajme

18/12/2013 12:23

Një muaj më parë, Suedia mbylli katër burgje për shkak të mungesës së të burgosurve.

Por në polin e kundërt të kontinentit në të cilin Suedia bën pjesë,në jug të Europës, burgjet ekzistuese nuk kanë kapacitete për t’i pranuar të burgosurit.

Prandaj Bashkimi Europian, union shtetesh ku edhe Suedia bën pjesë, dhe qeveria e Kosovës u desh të ndanin fonde milionëshe për të ndërtuar një burg të sigurisë së lartë.

Burgu i Gërdocit, në afërsi të Podujevës, i cili ka kushtuar rreth 15 milionë euro, është përuruar.

Ndërtimi i këtij burgu është financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria e Kosovës.

Zyrtarët e lartë qeveritarë, pjesëmarrës në inaugurimin e këtij Burgu, e cilësua atë si një nga burgjet me cilësinë dhe sigurinë më të lartë në rajon dhe më gjerë.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ai i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Ky burg është i standardeve më të larta botërore, dhe ofron edhe shërbime të tjera  në përputhje me të gjitha nevojat dhe të drejtat e njeriut.

Komuna e Podujevës ndërkaq ka ndarë parcelën prej 10 hektarëve, kurse hapësira brenda rrethojave do të jetë diku 7 hektarë.

Burgu i cili është dashur të përfundoj në muajin prill të vitit të ardhshëm, është përuruar sot për shkak të kryerjes së punimeve para kohës dhe ka kapacitet 390 persona.