Burgoset ashkalia që kontrabandonte migrantë

Gjykata Themelore në Gjilan ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurit A. M., në kohëzgjatje prej 1 muaji. I pandehuri A. M., pjesëtar i komunitetit ashkali, dyshohet se ka kryer veprën penale, kontrabandim me migrantë.

Lajme

12/12/2014 11:01

Ai është arrestuar dje dhe dyshohet se ka kontrabanduar tre të dëmtuarit B. O., B. O., dhe B. O., tek pika kufitare “Dheu i Bardhë”.

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.