Burgjet me kushte të mira, menaxhim të dobët (Video)

KMDLNJ ka vlerësuar se gjendja e burgjeve është e mirë pas investimeve që janë bërë kohëve të fundit në infrastrukturë.

Lajme

13/08/2017 20:30

Madje Kosova ka dalë e para në rajon me kushte të mira që i ofrohen shkelësve të ligjit.

Sidoqoftë, organizata që monitoron burgjet ka kritika  për menaxhimin e këtyre qendrave.

Sipas drejtorit të KMDLNJ, Behxhet Xhala, ndikim ka politika, ndërsa një pjesë të fajit për keqmenaxhim e kanë edhe ndërkombëtarët të cilët deri vonë kanë drejtuar këto qendra e tani kanë ndikim në vendimmarrje si këshillëdhënës.

YouTube player