Burgim i përjetshëm për zëdhënësin e bin Ladenit

Një gjykatë në New York e ka dënuar me burgim të përjetshëm dhëndrin e Osama bin Ladenit, Sulaiman Abu Ghatith, për akuza të ndërlidhura me terrorizëm.

Bota

23/09/2014 19:08

Para se të dënohej nga gjykata, ai tha nëpërmjet përkthyesit se “nuk do të vinte sot këtu për të kërkuar mëshirë nga askush tjetër, por vetëm nga Zoti”.

Ai ishte dënuar në muajin mars për konspiracion për të vrarë amerikanë në rolin e tij si zëdhënës i al-Kaidës.

Ky imam nga Kuvajti ishte bërë zë i videoshiritave për rekrutim të al-Kaidës, pas sulmeve të 11 shtatorit.

Ai kishte tërhequr vërejtjen se “stuhia ndaj aeroplanëve” nuk do të ndalej.

Sulaiman Abu Ghaith gjatë procesit kundër tij tha se roli i tij ishte në mënyrë strikte religjioz.