Burgim i përjetshëm për sulmuesin pranë xhamisë në Londër

Një burrë që ka përplasur kamionin për një turmë myslimanësh, pranë një xhamie në veri të Londrës, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Bota

03/02/2018 09:05

Darren Osborne, 48 vjeç, është gjetur fajtor për vrasjen e Makram Ali, 51 vjeç, pas përplasjes së qëllimshme të kamionit për turmën, në qershor të vitit të kaluar, shkruan REL.

Gjykatësja e rastit, Cheema Grubb, tha se Osborne, nga Kardifi, ka planifikuar “mision vetëvrasës”.

“Ky ka qenë sulm terrorist – ke pasur qëllim të vrasësh”, i tha gjykatësja të akuzuarit, shkruan rel.

Osborne, i cili është gjetur fajtor për vrasje dhe tentim-vrasje, i tha trupit gjykues: “Zoti ju bekoftë, faleminderit”.