Burg të përjetshëm për liderin e “Vëllazërisë Myslimane”

Gjykata egjiptiane ka dënuar me burgim të përjetshëm liderin e “Vëllazërisë myslimane” Mohammed Badi dhe ka vërtetuar më herët dënimin me vdekje për katër të akuzuar tjerë.

Bota

28/02/2015 22:58

Para se të shpallej dënimi, të akuzuarit në gjyq kanë brohoritur “Poshtë sundimi ushtarak” si dhe kanë njoftuar se do të ankohen ndaj vendimit.

Badi i cili veç është dënuar me vdekje për një akuzë tjetër, akuzohet për vrasjen e 12 demonstruesve anti-islamë të cilët tentuan të hynin në selinë e “Vëllazërisë Myslimane” para se të ndërrohej kryetari Mohammed Morsi.

Pas ndërrimit të Morsit në korrik të vitit 2013, më shumë se 1400 njerëz janë vrarë në aksionet e policisë kundër demonstruesve derisa së paku 150 mijë mbështetës së Morsit janë mbyllur.