Burg për ish presidentin e Barcelonës

Ish presidenti i Barcelonës, Josep Lluis Nunez është dënuar me dy vjet e dy muaj burg, për përfshirjen e tij në keqpërdorimin e 13 milionë eurove nga fondet publike, edhe pse 82-vjeçari vështirë se do të qëndrojë prapa grilave, për shkak të moshës së tij, ka njoftuar El Pais. Nunez ishte president i Barcelonës gjatë…

Sport

30/01/2014 20:45

Ish presidenti i Barcelonës, Josep Lluis Nunez është dënuar me dy vjet e dy muaj burg, për përfshirjen e tij në keqpërdorimin e 13 milionë eurove nga fondet publike, edhe pse 82-vjeçari vështirë se do të qëndrojë prapa grilave, për shkak të moshës së tij, ka njoftuar El Pais.

Nunez ishte president i Barcelonës gjatë periudhës 1978 dhe 2000, mandat gjatë së cilit gjiganti katalan bëri shumë përforcime të mëdhenj përfshirë Diego Maradonën më 1982, dhe fitoi trofeun e parë të Kupës së Evropës më 1992.

Mirëpo, kritikat e brendshme e detyruan të largohet nga posti në vitin 2000.

Ai është parë rrallë herë në Camp Nou gjatë mandateve të ish presidentëve Joan Gaspart dhe Joan Laporta, por Sandro Rosell – i cili dha dorëheqje javën e kaluar pas hetimeve ndaj parregullsive në transferimin e sulmuesit Neymar – e mirëpriti atë për disa ndeshje zyrtare në vitet e fundit.