Burg nga Serbia për vrasësit e redaktorit kroat

Gjykata e Serbisë ka dënuar 2 persona me burgim për vrasjen e një redaktori të gazetës kroate. Rasti ka ndodhur në vitin 2008 në Zagreb. Redaktori mbulone krimin e organizuar në Ballkan.

Lajme

02/04/2014 18:48

Gjykata e Krimit të Organizuar në Beograd e ka dënuar të mërkurën me 40 vjet burgim Zheljko Milovanoviç, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ky i fundit, ka konbtribuar në montimin e bombës që kishte shpërthyer në vitin 2008 në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Nga shpërthimi në Zagreb, ishte vrarë redaktori Ivo Pukaniç si dhe një tjetër punonjës i gazetës “Nacional”.

Një person tjetër i akuzuar në këtë rast është dënuar me pesë vite burg.

I akuzuar se e ka organizuar hedhjen e bombës, Sreten Joçiç, është liruar nga akuza në mungesë të provave të mjaftueshme ndaj tij.

Por, Joçiç do të mbetet në burg, duke vuajtur një dënim prej 15 vjetësh për një vrasje tjetër.