Burak Özçivit shpallet aktori më i mirë turk

Studentët e Universitetit "Teknik Yildiz", kanë organizuar eventin, "Stars of the Year Awards".

ShowBiz

11/01/2019 11:39

E në këtë event është zgjedhur aktori dhe regjisori më i mirë në bazë të punës që kanë bërë, shkruan lajmi.net.

Aktori, Burak Ozcivit është zgjedhur aktori më i mirë mashkull kurse Mustafa Uslu e ka fituar çmimin e regjisë për filmat, ‘Müslüm’ dhe ‘Ayla’.

Në momentin që regjisori mori çmimin ai tha disa fjalë teksa ka folur edhe për aktorin, Ozçivit duke thënë se e ka merituar këtë çmim.

“Nuk i intereson se përse në 2018 Burak nuk ka luajtur në asnjë film, e rëndësishme është se e ka merituar çmimin pasi është shumë profesional”, shprehet ai. /Lajmi.net/