Bunjaku e ka një mesazh të qartë për të gjithë ata që e vërshëllyen Ujkanin

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur për fitoren ndaj Letonisë.

Sport

16/11/2017 23:26

Ai ka bërë koment interesant për Samir Ujkanin, i cili u vërshëllye nga publiku.

“Situatë e vështirë për Samirin dhe për lojtarët e për shtabin teknik. Është një situatë që nuk na ka ndodhur shpesh, por ka pasur tendencë të ndodhë”, deklaroi Bunjaku për “Supersport’, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“E mbaj mend në një moment ndaj Kroacisë kur Leart Paqarada e kthen topin te portieri dhe i gjithë stadiumi fillon të vërshëllejë, duke kërkuar lojë sulmuese, ani pse përpara kishim Kroacinë”.

“Këtu tregohet ndoshta edhe dëshira dhe vullneti i opinionit”, shtoi ai.

Bunjaku tha që fitorja ndaj Letonisë ishte shumë e rëndësishme.

“Një fitore shumë e pritur, në momentin më të mirë. Kemi dashur t’ju dhurojmë këtë fitore tifozëve”.

“Është një fitore që e mbyllë në mënyrën më të mirë kapitullin e këtij shtabi teknik”, u shpreh Bunjaku.