Bunjaku dhe Kuqi, urojnë Llamkosin

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku dhe ish futbollisti kosovar, Shefki Kuqi, e kanë uruar Llamkos Kosovën për titullin e kampionit, të parin në histori.

Sport

01/06/2014 19:06

Llamkos Kosova e fitoi të dielën titullin e parë të kampionit në histori të vetë, edhe pse nuk luajti fare ndaj Prishtinës, në ndeshjen e fundit të sezonit, pasi kryeqytetasit nuk udhëtuan fare.

Por, kjo nuk e pengoi qytetin e Vushtrrisë që, i madh e i vogël, ta festojnë titullin e kampionit.

Madje, në stadiumin “Ferki Aliu” ishte një mysafir special. Bëhet fjalë për Shefki Kuqin, legjendën vushtrriase të futbollit, i cili bëri karrierë jashtë vendit.

Trajneri aktual i Honkas ia uroi titullin ekipit bardh e kaltër, ndërsa urime për vushtrriasit erdhën edhe nga Suedia, përkatësisht selektori i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.

“Ne emrin time personal uroje qytetit te Vushtrris, tifozave Forca, shtabit teknik, udheheqsis se klubit, Titullin e Kampionit 2014”, ka shkruar Bunjaku në rrjetin social, Facebook.