Bunjaki shpreson t’i ketë gati për Turqinë këta dy lojtarë

Albert Bunjaki shpreson që Valon Berisha dhe Samir Ujkani të jenë gati për Turqinë

Sport

08/06/2017 22:44

Për shkak se fusha e stadiumit “Agron Rama” në Kastriot ishte shumë e fortë dhe e papërshtatshme për stërvitje, Kombëtarja A e Kosovës u detyrua që stërvitjen e radhës ta mbajë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës po punojnë me përkushtim të madh , ndërsa shtabi teknik po përpiqet që të përgatisë ekipin sa më mirë në seanca stërvitore meqë, nuk ka mundësi të zhvillohen ndeshjet miqësore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Pas lëndimit të Anel Rashkajt, në kombëtare përzgjedhësi Bunjaki ka ftuar Fanol Përdedajn që sot ju bashkëngjitë grupit në stërvitje.

“Stërvitjet po shkojnë mirë sipas programit dhe dinamikës së paraparë. Pas lëndimit të Anel Rashkajt, lëndimi i të cilit nuk është i natyrës së rëndë por që kërkon trajtim jemi detyruar ta ftojmë Fanol Përdedajn. Po ashtu ju keni parë se Valon Berisha dhe Samir Ujkani po stërvitin në mënyrë individuale, por prej nesër besoj se do t’i bashkohen grupit dhe të jemi më komplet”, ka thënë Bunjaki.