Bunjaki: Rashica nuk është i lënduar, luan ndaj Kroacisë
Albert Bunjaki ka dhënë një lajm të mirë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Sport
Ai ka thënë se Milot Rashica, do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, atë ndaj Kroacisë më 6 tetor dhe Ukrainës më 9 tetor.
“Miloti nuk është i lënduar, kam biseduar me të dhe është në gjendje të mirë”, ka deklaruar Bunjaki.
Kosova më 6 tetor luan ndaj Kroacisë në ‘Loro Boriçi’ dhe ndaj Ukrainës më 9 tetor në Poloni.