Bunjaki: Po presim lejen e FIFA-s për Nuhiun dhe Sadikun

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki më në fund është shfaqur në intervistë.

Sport

23/12/2016 18:45

Bunjaki u shpreh shumë optimist se FIFA do t’i jep leje dy lojtarëve më të rinj, që i kanë thënë “PO” Kosovës, Atdhe Nuhiu dhe Loret Sadiku.

“Ne ende jemi duke pritur konfirmimin e FIFA-s për Atdhe Nuhiun dhe Loret Sadikun, ne besojmë gjithçka, dhe do të jemi mirë deri në fund”, ka thënë Bunjaki.

Ai gjithashtu e konfirmoi se Erton Fejzullahu do të rikthehet nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm gjatë muajit mars, kurse Besart Berisha ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Kosovës.

45-vjeçari ka rrëfyer edhe rastin për Florent Hadergjonaj i cili tashmë i ka mbetur vetëm të vendos se a do ta përfaqësoj përfaqësuesen e Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.