Bunjaki optimist: Kosova kualifikohet në Euro 2020

Trajneri i Kombëtares së Kosovares, Albert Bunjaki, ka deklaruar edhe një herë se është optimist se ekipi që ai drejton do të kualifikohet për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Sport

03/04/2017 20:49

Kosova po zhvillon kualifikimet ndërkombëtare e para që pas pranimit nga UEFA dhe FIFA.

Bunjaki në një intervistë për thelastjourno.com, ka thënë se qëllimi i Kosovës është që të mësohen në grup dhe të kenë koordinimin, ndërsa synimi i tij është kualifikimi në Euro 2020.

“Ne kemi një skuadër të re me mesatare prej 22 ose 23 vjeçare. Objektivi ynë i parë është që të mësohemi në grup dhe të koordinohemi të luajmë bashkë. Ideja për kualifikimet e ardhshme është që të luajmë në Euro 2020. Jam i sigurt që do të luajmë”, tha Bunjaki./Lajmi.net/