Bunjaki: Januzaj i ka dyert e hapura te Kosova – Lajmi.net
Bunjaki: Januzaj i ka dyert e hapura te Kosova
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 21:00, 3 April 2017
Adnan Januzaj i ka dyert e hapura te Kombëtarja e Kosovës.

Kështu ka deklaruar trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, në një intervistë për ‘thelastjourno.com’.

Bunjaki duke sqaruar ndalesën që patën disa futbollistë me prejardhje nga Kosova që t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës, ka thënë se i vetmi që mund të bëjë një lëvizje të tillë, është Adnan Januzaj, i cili gjithmonë do ta ketë të hapur këtë derë.

“Xhaka, Shaqiri apo Cana kanë mundur të luajnë për Kosovën derisa rregullat ndryshuan pas Kampionatit Evropian”, ka deklaruar fillimisht Bunjaki, përcjell lajmi.net.

“Që nga atëherë, asnjë lojtar që ka luajtur ndeshje ndërkombëtare me një shtet tjetër s’ka mundur të ndryshojë ekipin kombëtar. Në mesin e tyre që akoma mund t’i bashkohet Kosovës, është Adnan Januzaj, i cili po injorohet po injorohet nga Belgjika e pëlqehet shumë nga tifozët në Kosovë dhe tek ne i ka dyert e hapura”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball