Bunjaki i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, pavarësisht humbjes

Trajneri Albert Bunjaki është deklaruar i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, pavarësisht humbjes 0-2 në ‘Loro Boriçi’.

Sport

06/10/2017 22:59

Kosova u mposht 0-2 nga Ukraina, për humbjen e tetë në këto kualifikime.

“Një performance e mirë e Kosovës, kur kemi parasysh kundërshtarin, një kundërshtar që do të shkojë në fazën finale”, ka deklaruar Bunjaki.

“I bëmë të gjitha përgatitjet për këtë lojë, lojtarët u angazhuam shumë dhe bëmë një lojë të mirë, kjo më gëzon”, ka shtuar ai./Lajmi.net/