Bunjaki flet pas ndërprerjes së ndeshjes Kroaci – Kosovë

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, është deklaruar pas ndërprerjes së ndeshjes me Kroacinë, si pasojë e kushteve të rendura.

Sport

02/09/2017 21:52

“Ishin kushte mjaftë të vështira”, deklaroi fillimisht Bunjaki për mikrofonin e Supersport Kosovës.

Ai tutje se të dy kombëtaret ishin të gatshme të zhvillojnë ndeshjen, pasi në 48 orët e ardhshme i presin ndeshjet tjera kualifikuese.

Bunjaki po ashtu shtoi se edhe vullneti i lojtarëve ishte që ndeshja të vazhdojë, duke bërë të ditur se tani rrezikon që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër, dhe jo të zhvillohet nesër./Lajmi.net/